Kupa e Shqiperise
09/02/2026
Teuta shkatërron Vllazninë e femrave, kualifikohet në finale të Kupës
Teuta në futboll për femra shokon Vllazninë duke e mundur edhe në Shkodër 2-1 dhe kualifikohet në finale të Kupës së Shqipërisë. Pas suksesit në Durrës, Teuta triumfoi edhe në stadiumin “Loro Boriçi”, duke i dhënë një goditje të fortë ekipit të Vllaznisë, që në dekadën e fundit ka dominuar futbollin e femrave. Vajzat durrsake treguan siguri dhe efikasitet, duke siguruar biletën për në finale. Protagoniste absolute për Teutën ishte Da Silva, e cila spikati me një dopietë, ndërsa Vllaznia nuk arriti të përmbysë disavantazhin pavarësisht përpjekjeve. Ndërkohë, në gjysmëfinalen …

