Ekipi i Pare
06/02/2026
Teuta e pafat! Goli i Gonçalves nuk mjafton, Elbasani fiton me përmbysje
Teuta pësoi një tjetër humbje të dhimbshme në kampionat. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, durrsakët u mposhtën nga Elbasani me përmbysje 2-1 në “Elbasan Arena”. 45 minutat e para u mbyllën në ekuilibër 0-0, ndërsa fraksionin e dytë “Djemtë e Detit” e nisën në mënyrë të shkëlqyer, duke zhbllokuar ndeshjen me golin e Vagner Gonçalves, i cili iu bashkua vetëm 6 ditë më parë ekipit. Sulmuesi brazilian dërgoi topin në rrjetë në minutën e 68-të, pas një momenti përgjumjeje të mbrojtjes vendase. Megjithatë, Elbasani reagoi shpejt. 23-vjeçari Boye …



