Tag: Egnatia

Ekipi i Pare
10/02/2026

Teuta e pëson në Kupë! Dobi: Duhet durim! Dua përqendrim dhe grinte…

Teuta u mposht 1-2 nga Egnatia në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi nuk e fshehu zhgëimin për këtë dështim. Humbja në Kupë – “Bëmë një gabim fatal në momentin e fundit. Nuk pësohet gol kur kanë mbetur disa sekonda, duhet përqendrim, që nuk e patëm në atë moment. Tre gjëra i kërkova ekipit sot: dëshirë, qetësi dhe përqendrim. E filluam mirë, e futëm në presion Egnatian, shënuam gol dhe mund të realizonim edhe të dytin. Pësuam gol me të vetmen goditje …
Kupa e Shqiperise
13/01/2026

Kupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Egnatian në çerekfinale

Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale të kompeticionit. Goglat kapriçoze e vendosën Teutën përballë Egnatias, finaliste e edicionit të kaluar, duke sjellë një duel mjaft interesant që në këtë fazë të turneut. Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet në Durrës, më 11 shkurt, në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa takimi i kthimit është programuar më 4 mars në “Arena Egnatia”. Përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë, që ka dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit, por …
Ekipi i Pare
23/12/2025

“Më kthyen 30 vite pas”, kritikon Dobi: Për çfarë është VAR?! Jemi të zhgënjyer

Teuta u mposht në “Niko Dovana” nga Egnatia 0-1, për llogari të javës së 18-të të Superiores. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i zhgënjyer për rezultatin, ndërsa kritikoi arbitrin, duke i cilësuar vendimet e tij me dy standarde. Disfata – “Për mënyrën si e interpretuan lojën jam i kënaqur. Besoj se i vetmi ndryshim ishte se Egnatia ishte më cinike se ne dhe kishte më shumë eksperiencë. Djemtë dhanë maksimumin. Para festave ishim me humor të mirë. E kam përsëritur, puna e trajnerit është të shkosh deri te zona, më …