Ekipi i Pare
07/12/2025
Teuta e pafat, goli i Boçit nuk mjafton! Ndalet nga Bylisi
Teuta ishte e pafat në Ballsh. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje pozitive, duke flirtuar me fitoren pas golit të Boçit në minutën e 75’, por një keqkuptim në mbrojtje solli golin e Bylisit dhe gjithçka u mbyll 1–1 në “Adush Muça”. Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste, ndërsa e dyta ndryshoi ritëm. Në minutën e 55-të, vendasit gjetën rrjetën me Oforin, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri Enea Jorgji e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Teuta zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të me Boçin, i cili përfitoi …
