Ekipi i Pare
14/01/2026
‘Afrimet do të na ndihmojnë’! Dobi: Pres edhe 2–3 lojtarë, ndaj Dinamos vlen vetëm fitorja
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli sot për mediat në prag të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Duke vlerësuar kundërshtarin, ai theksoi se prioriteti i skuadrës është vetëm fitorja. Më pas, Dobi u ndal te merkato dhe afrimet, duke deklaruar se klubi ka sjellë elementë të rëndësishëm, të cilët do t’i japin një impuls tjetër ekipit në fazën e dytë të kampionatit. Afrimet në merkato – “Besoj se në ndeshjen e parë jo të gjithë do të jenë …
