Ekipi i Pare

Ekipi i Pare
04/10/2025

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet 90′, fitorja obligim kundër Bylisit

Teuta pret Bylisin në stadiumin “Niko Dovana”, për llogari të javës së gjashtë të Superiores. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në orën 17:00. Në prag të këtij dueli, trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi doli në konferencën për shtyp, ku foli për gjëndjen e skuadrës dhe rëndësinë e tri pikëve. Sfida me Bylisin – “Diferencat në kampionatin shqiptar nuk janë shumë të mëdha, Bylisi kohët e fundit ka një stabilitet, vazhdimësi, ka një trajner shumë me eksperiencë, kanë komplet fokusin dhe angazhimin tonë si një ekip solid dhe fokusohemi …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Na mungoi vetëm goli! Dobi: Teuta tregoi karakter, duhet të jemi krenarë!

Teuta zhvilloi një ndeshje tepër pozitive në “Elbasan Arena”, kundër Elbasanit, por në fund sfida u mbyll 0-0. Bregdetarët krijuan disa raste për gol, madje goditën edhe traversën. Trajneri Enkeleid Dobi, u shfaq i lumtur për paraqitjen e ekipit, por theksoi se sulmuesit duhet të jenë më efikas. Barazimi – “Me atë që ndodhi në fushë, na mungoi vetëm goli, na mungoi fitorja. Organizimi i lojës ishte në nivelin që kërkojmë, por finalizimi nuk erdhi. Jemi në proces, kemi mangësira, por duhet të jemi krenarë për atë që prezantuam”. Efikasiteti …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Teuta dominon, por traversa i mohon golin në Elbasan

Teuta barazoi 0-0 kundër Elbasanit dhe vazhdon të mbetet e pamposhtur në Superiore. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në “Elbasan Arena”, por fati nuk ishte me ta, pasi një traversë u mohoi golin. Ekipi i Dobit tregoi karakter, personalitet dhe një lojë cilësore në transfertë, duke e dominuar kundërshtarin. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Teuta ishte superiore, duke rrezikuar portën e Elbasanit, por i mungoi efikasiteti në sulm. Rastin më të mirë e pati në minutën e 25-të, kur mesfushori Maçolli …
Ekipi i Pare
26/09/2025

Luftojmë për fitore! Dobi për sfidën me Elbasanin: Çelësi është të bëjmë sa më pak gabime

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri u shpreh se prioritet është stabiliteti dhe vazhdimësia në kampionat. Mister, seri pozitive pa humbje sa e rëndësishme është për moralin para ndeshjes me Elbasanin kryesues? Gjithmonë një seri pozitive ka domethënien e vet. Ajo tregon se lojtarët janë në linjën e duhur dhe kjo është një motivim shtesë. Ne e kemi thënë gjithmonë që rezultati është …
Ekipi i Pare
22/09/2025

Pikë karakteri! Dobi: U futëm në autostradë me pengesa, do të rrisim shpejtësinë

Teuta mori një pikë karakteri në stadiumin “Niko Dovana”, duke barazuar në frymëmarrjet e fundit 1-1 kundër Vllaznisë në një ndeshje emocionuese. Trajneri Enkeleid Dobi përgëzoi ekipin për paraqitjen, ndërsa u shpreh se ekipi duhet të vazhdojë të mbajë ritmin. Barazimi – “Jam i kënaqur edhe për pikën dhe për shpirtin e lojës. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duke i dhënë gjithë meritat ki Vllaznisë, pjesën e parë na futi në vështirësi. Kishim probleme, nuk ishim kompaktë, ishim me një kohë vonesë. U munduam ta rregullonim në …
Ekipi i Pare
20/09/2025

Teuta pret Vllazninë, Dobi: Nëse do të jesh më i miri, duhet të fitosh kundër më të mirëve

Triumfi kundër Dinamos i ka dhënë një impuls më tepër ekipit në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 19:00. Në konferencë për mediat, trajneri Enkeleid Dobi vlerësoi atmosferën pozitive në klub, ndërsa analizoi kundërshtarin dhe foli për pritshmëritë që ka ndaj Vllaznisë. Fitorja ndaj Dinamos – Nuk kemi pasur shumë kohë që të jemi të qetë; kjo javë ka qenë intensive. Ndoshta qetësia do të vijë pas ndeshjes me Vllazninë. Gjithmonë kur fiton duhet të jesh …