Ekipi i Pare
26/11/2025
6 vite pas tërmetit! KF Teuta kujton viktimat dhe nderon solidaritetin
Sot shënohen 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019, ngjarje që la pas viktima, dëme të mëdha materiale dhe plagë të thella emocionale për qytetin e Durrësit dhe gjithë vendin. Në këtë përvjetor, Klubi i Futbollit Teuta kujton momentet e vështira që qyteti përjetoi dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm që u shfaq mes banorëve. 26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë. Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam. 26 Nëntori …











