Ekipi i Pare

Ekipi i Pare
13/12/2025

Teuta dominon, por ndalet nga Tirana! Jazxhi i pafat, shtylla i mohon golin!

Teuta dominon Tiranën, por përpjekjet nuk mjaftojnë për të marrë fitoren. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll në barazim 1-1. Ishte Tirana ajo që zhbllokoi ndeshjen pas një kundërsulmi me Ndong. Gjithsesi, Teuta nuk e heq këmbën nga gazi dhe sulmon me forca të shumta. Kur u mbush gjysmë ore lojë, durrsakët fituan një penallti, të cilën e mori përsipër Beshiraj dhe e konvertoi në gol, duke e dërguar ekipin në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, pas këshillave të trajnerit Dobi, Teuta shfaqet më …
Ekipi i Pare
13/12/2025

Sot luhet Teuta–Tirana, Dobi kërkon maksimumin

Teuta do të presë sonte në mbrëmje Tiranën në një ndeshje emocionuese, për llogari të javës së 16-të të Superiores. Sfida do të nisë në orën 19:30 dhe atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë nga tifozëria. Gjithmonë, përballjet mes dy ekipeve kanë qenë tepër të luftuara dhe as kjo sfidë nuk do të bëjë përjashtim; përkundrazi, pritet një ndeshje ku do të luftohet për maksimumin. Teuta e gjen Tiranën në një moment kritik dhe, për më tepër, ekipi i drejtuar nga Dobi ka një dominim në përballjet direkte …
Ekipi i Pare
11/12/2025

KF Teuta nxjerr në shitje abonimet sezonale për pjesën e mbetur të sezonit

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e shitjes së abonimeve sezonale për pjesën e mbetur të kampionatit! Tifozët kanë mundësinë të zgjedhin vendin e tyre të preferuar dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në çdo ndeshje në shtëpi, duke qëndruar pranë ekipit në çdo moment. Abonimet sezonale vijnë në disa kategori: Ultras Pass – për ata që duan të jenë gjithmonë pjesë e atmosferës më të zjarrtë në stadium. Blue Pass – vendi ideal për tifozët besnikë të klubit. Silver Pass – komoditet dhe pamje e shkëlqyer e lojës. Gold Pass …
Ekipi i Pare
10/12/2025

Teuta pret Tiranën në “Niko Dovana”, statistikat flasin për “Djemtë e Detit”

Teuta ka nisur përgatitjet me intensitet të lartë në terren për ndeshjen e javës së 16-të kundër Tiranës. Pas barazimit në transfertën e Bylisit, Teuta kërkon të rikthehet te suksesi në kampionat dhe, për ta arritur objektivin, do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve. Teuta–Tirana do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, duke nisur nga ora 19:30. Atmosfera në kampin bregdetar është e shkëlqyer; në dispozicion të stafit teknik është i gjithë grupi i gatshëm, me përjashtim të Albi Dokës, Gomes dhe Qaqit. Trajneri Dobi …
Ekipi i Pare
07/12/2025

Teuta e pafat, goli i Boçit nuk mjafton! Ndalet nga Bylisi

Teuta ishte e pafat në Ballsh. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje pozitive, duke flirtuar me fitoren pas golit të Boçit në minutën e 75’, por një keqkuptim në mbrojtje solli golin e Bylisit dhe gjithçka u mbyll 1–1 në “Adush Muça”. Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste, ndërsa e dyta ndryshoi ritëm. Në minutën e 55-të, vendasit gjetën rrjetën me Oforin, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri Enea Jorgji e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Teuta zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të me Boçin, i cili përfitoi …
Ekipi i Pare
05/12/2025

Mesfushori Xhoele Maçolli, në formacionin më të mirë të javës së 14-të

Mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli, u zgjodh në formacionin më të mirë të javës së 14-të të Superiores nga trajnerët e ekipeve kombëtare. 24-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në barazimin 0-0 që Teuta regjistroi ndaj Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”. Për këtë paraqitje, ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes. Maçolli dha një kontribut të madh në mesfushë, por edhe në repartin e sulmit, duke ndihmuar ekipin, megjithatë rastet e krijuara nuk u konkretizuan me gol. Pas javës së 14-të, Teuta pozicionohet në vendin e pestë në kampionat me …
Ekipi i Pare
03/12/2025

Ndalet Teuta, Dobi: Jam krenar për ekipin! Me Elbasanin duhet të kishim fituar 2-0

Teuta zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në stadiumin “Niko Dovana” përballë Elbasanit, por në fund nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0. Bregdetarët patën disa raste të pastra për gol, por fati nuk ishte në anën tonë, me topin që u ndal edhe në shtyllë. Pas ndeshjes, trajneri Enkeleid Dobi deklaroi se Teuta meritonte ta fitonte takimin për atë që krijoi. Barazim – “Jam krenar për ekipin, treguam vlerat. Luajtëm me liderin, kam respektin më të madh për mënyrën si po sillen në fushë lojtarët. Na vjen keq për 2 …
Ekipi i Pare
30/11/2025

Dobi trajneri i javës, dy lojtarë të Teutës në formacionin më të mirë

Teuta mori një fitore tepër të rëndësishme në Shkodër, duke mundur 1-0 Vllazninë dhe theu tabunë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku kishte vite pa fitore. Skuadra tregoi karakter, organizim dhe vendosmëri, duke marrë maksimumin në një ndër fushat më të vështira të kampionatit. Pas mbylljes së javës së 13-të, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë zgjedhur formacionin më të mirë, sipas skemës 4-2-3-1 dhe Teuta është një nga skuadrat më të përfaqësuara. Në mesfushë është zgjedhur Xhoeli Maçolli, ndërsa në repartin e sulmit David Fadario, të dy pas një performance të …
Ekipi i Pare
28/11/2025

Dobi: Fitorja në Shkodër, një film jashtëzakonisht i bukur! Mundëm më të mirët!

Teuta zhvilloi një ndeshje fantastike në Shkodër, duke mundur Vllazninë 1-0 dhe i zbriti nga kreu i kampionatit. Ekipi zhvilloi një paraqitje solide, tregoi vlera dhe karakter, përballë një kundërshtari të fortë. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për fitoren dhe përgezoi ekipin për performancën, por nuk munguan edhe disa thumba për sulmuesit. Fitorja – “Është e njëjta Teutë që kemi parë që nga ndeshja e parë, por po rritemi, e kemi thënë. Kemi bërë edhe ndeshje të tjera të mira, si në Elbasan e me Tiranën, por finalizimi …
Ekipi i Pare
28/11/2025

Beshiraj hero! Teuta thyen Vllazninë në Shkodër dhe afron diferencën me kreun në 4 pikë

Teuta shkëlqen në stadiumin “Loro Boriçi”, duke mundur 1-0 Vllazninë në një ndeshje emocionuese. Heroi i takimit ishte sulmuesi Mario Beshiraj, i cili erdhi nga stoli për t’i dhënë tri pikë të arta Teutës. Vllaznia ishte kthyer në një “mace të zezë” për Teutën, e cila nuk kishte fituar kundër tyre që nga finalja e Superkupës në vitin 2021. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, megjithëse Teuta ishte më kërkuese. Bregdetarët iu afruan golit me Muçollin në sekondat e fundit të pjesës së parë, por portieri gjerman i …
Ekipi i Pare
27/11/2025

Teuta sfidon Vllazninë në Shkodër, rikthehet polivalenti Toli

Teuta ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kundër Vllaznisë, të vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Një lajm i mirë për stafin teknik është rikthimi i polivalentit Ardit Toli, i cili shleu pezullimin e kartonëve në sfidën kundër Vorës. Megjithatë, Teuta do të jetë e penalizuar në repartin defensiv, pasi trajneri nuk do të ketë në dispozicion Harallamb Qaqin, Gomes dhe Albi Dokën, të gjithë të dëmtuar. Trajneri Enkeleid Dobi ka marrë sinjale pozitive nga grupi në seancën e fundit stërvitore, por ende nuk ka vendosur formacionin titullar që do …
Ekipi i Pare
26/11/2025

Teuta sfidon Vllazninë në Shkodër, Dobi kërkon të thyejë tabunë 

Pas fitores së rëndësishme ndaj 1-0 Vorës, Teuta vazhdon me intensitet përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat, ku do të përballet me Vllazninë. Takimi do të zhvillohet të premten, duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Atmosfera në kampin durrsak është e shkëlqyer dhe objektivi mbetet vazhdimi i serisë pozitive të rezultateve. Përballë janë kryesuesit e kampionatit, por Teuta po kalon një formë shumë të mirë dhe do të hyjë në fushë me synimin për të marrë maksimumin. Trajneri Enkeleid Dobi, e ka të gjithë …