Ekipi i Pare
09/11/2025
Dobi: Disfata me Partizanin ishte një aksident, duhet të ngrihemi!
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes befasuese 2-3 ndaj Partizanit, në “Niko Dovana”. Humbja – “Në gjuhën e sportit quhet aksident. Në pjesën e dytë bëmë më shumë gabime se gjatë gjithë sezonit. Nuk arritëm të bënim gjithçka si zakonisht. Do ta analizojmë me stafin. Mund të ishte 3-1 për ne, por pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Në fillim secili ekip kërkon të tregojë stilin e lojës. Pjesën e parë mund ta kishim përfunduar 3-0. Pastaj u futëm në një presion që nuk mund ta …











