Ekipi i Pare
01/03/2026
‘Teuta meritonte më tepër’! Dobi: Llogaritë do t’i bëjmë në fund!
Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i zhgënjyer pas barazimit 1-1 kundër Flamurtarit. Duke analizuar ndeshjen, ai u shpreh se rezultati nuk ishte i drejtë. Barazimi – “Shkëlqimi nuk ishte, por rezultati nuk është i drejtë. Duhet ta kishim luajtur më mirë pjesën e parë; pjesa e dytë nuk ishte ajo Teutë që donim. Ky është futbolli. U thashë që vetëm me goditje standarde mund të na ndëshkojnë. E parandjeva, autogoli dhemb. Dua t’u them bravo çunave për reagimin. Duhet të jemi më cinikë, më të matur, më me eksperiencë. Duhet …











