Kampionati Abissnet
17/09/2025
U shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, Selmani: Tri pikë të arta për Teutën!
Gentian Selmani u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” për paraqitjen e tij në fitoren 1-0 ndaj Dinamo City. Portieri i Teutës ishte vendimtar me pritjet e tij në triumfin ndaj “nëndetëses”, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit. Fitorja — “Ishte një ndeshje intensive, kishim pak stres se kishim dy barazime. Vinim nga një ndeshje e mirë me Vorën, por ku nuk u arrit rezultat. Në këtë ndeshje sakrifikuam, u përqendruam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të merrnim tri pikët”. Momenti më i vështirë — “Dinamo kishte raste që …









