Lajme

Ekipi i Pare
24/01/2026

Teuta njofton largimin e futbollistëve Beshiraj dhe Jakub Myszor

Teuta ka mbyllur bashkëpunimin me sulmuesit Mario Beshiraj dhe Jakub Myszor. Pas ndryshimeve në dritaren e transferimeve të janarit, stafi teknik, së bashku me bordin drejtues, kanë vendosur që të ndërpresin kontratën me konsensus me të dy lojtarët e repartit të sulmit. Në 18 ndeshje në kampionat, Beshiraj kontribuoi me 3 gola, ndërsa u aktivizua edhe në një ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, sulmuesi polak u aktivizua në 13 ndeshje, por pa mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe i uron …
Ekipi i Pare
23/01/2026

KF Teuta njofton afrimin e futbollisti Aristidi Kolaj

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili vjen pas aventurës së tij në Serie C në Itali. 26-vjeçari mund të mbulojë disa pozicione në fushë, si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe rolin e numrit 10 pas qendërsulmuesit. Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Në pjesën e parë të sezonit, Aristidi Kolaj është aktivizuar në 16 ndeshje, duke kontribuar me 2 gola, ndërsa ka zhvilluar edhe 4 ndeshje në Kupën e …
Ekipi i Pare
19/01/2026

‘Gabimet në fund na kushtuan rëndë’! Dobi i zhgënjyer pas humbjes me Partizanin

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, nuk e fshehu trishtimin për humbjen në frymëmarrjet e fundit të ndeshjes përballë Partizanit, që fitoi 2-1 në “Arena e Demave”. Disfata e dytë me Partizanin – “Nuk mund t’i vëmë fajin finalizimit, nuk ishte dita jonë më e mirë, sidomos pjesa e parë. Nuk e interpretuam siç donim dhe si e kishim përgatitur këtë ndeshje. Na vret më shumë fakti që me dy episode ndëshkohemi. Me ndjesinë time, them se ishte ndeshje për barazim 1-1, por ja që humbëm dhe kjo na dhemb. Ky …
Ekipi i Pare
19/01/2026

Teuta e pëson në fund, goli i Jazxhi s’mjafton kundër Partizanit!

Teuta pësoi një humbje që dhemb në sekondat e fundit të lojës përballë Partizanit, i cili fitoi 2-1 pas një kundërsulmi vrastar të Skukës, i finalizuar me gol nga Contreras. 45 minutat e para ishin me pak raste, ku Partizani kaloi në avantazh me sulmuesin Toma, i cili shfrytëzoi mirë dobësinë e Teutës në repartin e mbrojtjes. Në fraksionin e dytë, Teuta ndryshoi marsh duke iu imponuar kundërshtarit, edhe pas ndryshimeve të trajnerit Dobi. Pas një insistimi në zonën e Partizanit, Teuta gjeti barazimin me mbrojtësin Artan Jazxhi, i cili …
Ekipi i Pare
15/01/2026

Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në javën e 19-të të Superiores

Teuta u ndal në një barazim 0-0 kundër Dinamos, në ndeshjen që mbylli javën e 19-të të Superiores. Ishte një përballje e luftuar, por me raste të pakta për gol. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndeshja mbyllet 0-0 dhe ky rezultat nuk ndryshon gjendjen e ekipeve në renditje, duke i lënë të dyja me nga një pikë. Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuqin, pas një debati me gjyqtarin Xhaja. Pas javës së 19-të, Teuta mban …
Ekipi i Pare
14/01/2026

Qëndrim Ismajli, përforcimi më i ri i Teutës

Qëndrim Ismajli është futbollisti më i ri i Teutës. Futbollisti polivalent i bashkohet Teutës pas aventurës së tij me Tiranën në Superiore. 26-vjeçari ka spikatur me fanellën bardheblu dhe vjen si një vlerë e shtuar për “djemtë e detit”. Në këtë sezon, Qëndrim Ismajli është aktivizuar në 12 ndeshje me Tiranën, duke dhënë edhe një asist. Ambientimi i tij në Durrës nuk do të jetë i vështirë, pasi ai e njeh mirë kampionatin dhe vjen me minuta të shumta në këmbë. Ismajli shihet si një alternativë për krahun e majtë, …
Ekipi i Pare
14/01/2026

‘Afrimet do të na ndihmojnë’! Dobi: Pres edhe 2–3 lojtarë, ndaj Dinamos vlen vetëm fitorja

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli sot për mediat në prag të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Duke vlerësuar kundërshtarin, ai theksoi se prioriteti i skuadrës është vetëm fitorja. Më pas, Dobi u ndal te merkato dhe afrimet, duke deklaruar se klubi ka sjellë elementë të rëndësishëm, të cilët do t’i japin një impuls tjetër ekipit në fazën e dytë të kampionatit. Afrimet në merkato – “Besoj se në ndeshjen e parë jo të gjithë do të jenë …
Kupa e Shqiperise
13/01/2026

Kupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Egnatian në çerekfinale

Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale të kompeticionit. Goglat kapriçoze e vendosën Teutën përballë Egnatias, finaliste e edicionit të kaluar, duke sjellë një duel mjaft interesant që në këtë fazë të turneut. Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet në Durrës, më 11 shkurt, në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa takimi i kthimit është programuar më 4 mars në “Arena Egnatia”. Përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë, që ka dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit, por …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin Rooney Eva

Rooney Eva Wankewai është futbollisti më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kamerunas, i cili pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv. Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe 29-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Enkeleid Dobi për pjesën e dytë të sezonit, ku Teuta synon realizimin e objektivave të saj. Eva vjen pas një eksperience në kampionatin iranian me Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai ka përfaqësuar gjithashtu …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta blindon sulmin, vjen Klejdi Daci dhe Manssour Fofana

Klejdi Daci është zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. Daci rikthehet te Teuta, ku shkëlqeu në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar me 14 gola dhe 3 asiste në 75 ndeshje. 26-vjecari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos, që do të luhet të enjten në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00. Gjithashtu klubi ka finalizuar me sukses marrëveshjen me sulmuesin e majtë nga …
Ekipi i Pare
11/01/2026

KF Teuta finalizon shitjen e mesfushori Higor Vidal në Kinë

KF Teuta finalizon me sukses një tjetër shitje të rëndësishme në merkaton e janarit. Mesfushori Higor Vidal impresionoi në Superligë me paraqitjet e tij, duke tërhequr interesin e disa ekipeve. Bordi drejtues e shihte atë si një element të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit, por oferta e ardhur nga Kina ishte e konsiderueshme. Kështu, klubi vendosi të pranojë ofertën tunduese të klubit Shijiazhuang Gongfir FC për Vidal. Gjatë aventurës me Teutën, Higor Vidal grumbulloi 10 ndeshje, duke kontribuar me një asist. Pas mbrojtësit Gomes, Vidal bëhet futbollisti i …
Kupa e Shqiperise
10/01/2026

Teuta kualifikohet në çerekfinale të Kupës, eliminoi Vorën

Teuta arriti një fitore të lehtë në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur me rezultatin 2-0 Vorën dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të dy golat e takimit ishin spektakolarë. I pari u realizua nga Jurguens me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi fitoren duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes. Bregdetarët kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit dhe krijuan disa raste të tjera shënimi. Me këtë fitore, Teuta konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. /kfteuta.al/ …