Ekipi i Pare
22/02/2026
Buzëqesh Dobi: Puna shpërblehet! Me Tiranën, ndeshja jonë më e mirë!
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, u shfaq tepër i lumtur për fitoren 1-0 kundër Tiranës, e cila ishte e dyta radhazi. Triumfi – “Rregulluam disa gjëra, mes tyre daljen me topa të shpejtë. Është gjë tjetër t’i flasësh dhe gjë tjetër t’i zbatosh; merita është e çunave që i interpretuan në mënyrën më të mirë. Motoja jonë ishte ekip solid, nuk duhet t’i linim asnjë rast Tiranës, por i lamë një me Tabekun, ishte gabim i yni. Fitorja do të na japë qetësi dhe pjesën e dytë ia jap meritat …











