
Futbollisti Rustem Hoxha është përforcimi më i ri i Teutës në merkaton e verës.
Qendërmbrojtësi rikthehet në Durrës, aty ku fitoi titullin kampion, me të njëjtin objektiv: suksesin me fanellën blu.
Në tre sezonet e fundit, Hoxha ishte pjesë e Dinamos. Një dëmtim i rëndë e mbajti larg fushave për një periudhë të gjatë, por tashmë ai është rikthyer më i fortë se kurrë.

Djali i qytetit rikthehet në klubin e zemrës për të dhënë kontributin e tij me përvojën, grintën dhe cilësinë që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës.
Mirë se u ktheve në shtëpi, Rustem! Le të shkruajmë së bashku kapituj të rinj suksesi me fanellën e Teutës! /kfteuta.al/



