
Teuta ka bërë një tjetër përforcim në portë, duke prezantuar brazilianin Maycon Morales. 26-vjeçari vjen pas aventurës në Superligën e Kosovës, ku sezonin e fundit veshi fanellën e Prishtina e Re.
Me afrimin e brazilianit, Teuta e mbyll merkaton në këtë repart, pasi porta është blinduar edhe pas nënshkrimit me ish-portierin e Francës në Lojërat Olimpike, Paul Bernardoni, ndërsa pjesë e grupit është edhe Gentian Selmani, i cili ka qenë titullar në miqësoret e verës.
Ndërkohë, skuadra ka mbyllur fazën përgatitore në Bullgari, ku qëndroi për tre javë duke zhvilluar stërvitje intensive të kombinuara me ndeshje miqësore. /kfteuta.al/



