Teuta prezanton ish-futbollistin e Shpresave, Geraldo Bajramin!

KF Teuta ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin më të ri në skuadër, qendërmbrojtësin Geraldo Bajrami.

26-vjeçari i bashkohet Teutës pas një karriere të zhvilluar tërësisht në Angli, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin difensiv.

Në sezonin e fundit, Bajrami ishte pjesë e Crawley Town, ku u aktivizua në 28 ndeshje dhe shënoi dy gola në League Two, kategorinë e katërt të futbollit anglez.

Gjithashtu, Bajrami ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Klubi i uron Geraldos mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu! /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *