Teuta dominon, mposht Tiranën dhe sheh nga “final four”!

Teuta mposhti Tiranën 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një ndeshje emocionuese për llogari të javës së 25-të të Superiores.

Në 45 minutat e para munguan rastet e pastra për gol, ku Tirana rrezikoi më tepër me Tabeku, që kërcënoi portën e Selmanit. Në pjesën e dytë ndryshon muzika me Teutën, që luan më mirë duke e dominuar kundërshtarin.

Arifi shpërtheu në fushë me një performancë të nivelit të lartë. Fillimisht ishte Maçolli që u ndal nga traversa në minutën e 49’, ndërsa në aksionin e radhës Arifi u ndal nga shtylla (51’).

Teuta luan bukur dhe në minutën e 68-të ka një rast të artë, por Arifi shpërdoron. Gjithsesi, djemtë e Dobit nuk e ulin ritmin dhe pak para fundit fitojnë një penallti, të cilën mesfushori Maçolli e konvertoi në gol në minutën e 87-të.

0-1 dhe festa ishte e gjitha për Teutën, që u ngjit në kuotën e 33 pikëve, vetëm 3 larg Dinamos së vendit të katërt, pozicion ky që të dërgon në “final four”. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *