Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin Rooney Eva

Rooney Eva Wankewai është futbollisti më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kamerunas, i cili pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv.

Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe 29-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Enkeleid Dobi për pjesën e dytë të sezonit, ku Teuta synon realizimin e objektivave të saj.

Eva vjen pas një eksperience në kampionatin iranian me Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Kamerunit te grupmoshat U21.

Me përvojën dhe instinktin e tij para portës, Rooney Eva shihet si një alternativë e rëndësishme për trajnerin Dobi, veçanërisht pas mungesës së një “gjahtari goli” në pjesën e parë të sezonit. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *