
Teuta dominon Tiranën, por përpjekjet nuk mjaftojnë për të marrë fitoren. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll në barazim 1-1.
Ishte Tirana ajo që zhbllokoi ndeshjen pas një kundërsulmi me Ndong.
Gjithsesi, Teuta nuk e heq këmbën nga gazi dhe sulmon me forca të shumta.
Kur u mbush gjysmë ore lojë, durrsakët fituan një penallti, të cilën e mori përsipër Beshiraj dhe e konvertoi në gol, duke e dërguar ekipin në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, pas këshillave të trajnerit Dobi, Teuta shfaqet më kërkuese, duke e kërkuar me insistim golin e fitores.
Në minutën e 53’, Beshiraj, dhe në të 64’, Kotobelli tentojnë portën, por nuk arrijnë të finalizojnë.
Dobi freskon ekipin në të 66’, duke larguar Maçollin dhe Jurgens për Torrajn dhe Wotlain.
Loja është e shpejtë, por mungojnë rastet e pastra për gol. Pak para fundit, aktivizohen edhe Jazxhi e Kuqi në vend të Tolit dhe Arifit.

Pikërisht Jazxhi pati një shans të artë në shtesë, por goditja e tij me kokë u ndal nga shtylla, ndërsa tentativa e Zogos u ndal nga portieri Tafas.
Përfundimisht 1-1 dhe Teuta qëndron në vendin e pestë me 24 pikë pas 16 ndeshjesh. /kfteuta.al/



