Teuta pret Tiranën në “Niko Dovana”, statistikat flasin për “Djemtë e Detit”

Teuta ka nisur përgatitjet me intensitet të lartë në terren për ndeshjen e javës së 16-të kundër Tiranës.

Pas barazimit në transfertën e Bylisit, Teuta kërkon të rikthehet te suksesi në kampionat dhe, për ta arritur objektivin, do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve.

Teuta–Tirana do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, duke nisur nga ora 19:30.

Atmosfera në kampin bregdetar është e shkëlqyer; në dispozicion të stafit teknik është i gjithë grupi i gatshëm, me përjashtim të Albi Dokës, Gomes dhe Qaqit.

Trajneri Dobi i kërkoi ekipit në stërvitje ta vlerësojë maksimalisht kundërshtarin dhe të jetë i fokusuar në çdo moment të lojës.

Teuta ka bilanc pozitiv në ndeshjet direkte, duke e mposhtur Tiranën 3 herë në 5 takimet e fundit, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur në barazim.

Gjithashtu, ekipi po kalon një formë pozitive edhe në kampionat me 8 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa Tirana ka arritur vetëm një barazim.

Aktualisht, Teuta mban vendin e pestë në kampionat me 23 pikë, 6 më pak se Elbasani në krye. /kfteuta.al/