
Teuta i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë në çerekfinale. Pavarësisht dëshirës dhe dominimit ndaj Egnatias, durrsakëve u munguan rastet e rrezikshme në sulm dhe gjithçka u mbyll 0-0 në Rrogozhinë.
Ky rezultat nuk mjaftoi, pasi Teuta u eliminua nga Kupa e Shqipërisë për shkak të humbjes në ndeshjen e parë në Durrës (1-2).
Mesfushori Xhoel Maçolli u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimin pa gola që ekipi i Dobit, regjistroi ndaj Egnatias.
Lojtari i ndeshjes – “Faleminderit për vlerësimin dhe për ata që më zgjodhën. E dominuam Egnatian në të gjitha mënyrat, por ky është futbolli, na mungoi finalizimi. Për ne Kupa mbyllet këtu këtë sezon. Tani duhet të shohim vazhdimësinë në kampionat dhe të tentojmë të kapim katërshen”.
Efikasiteti në sulm – “Me Tiranën pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Sot treguam që kur kishim topin ishim më të rrezikshëm. Vonesat e lojës nga kundërshtari e bënë gjithçka më të vështirë. Ne kishim rastet tona, por nuk shënuam. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje dhe duhet të vazhdojmë punën, duke filluar nga ndeshja e radhës me Egnatian. Të hënën do të tentojmë të marrim 3 pikët”, u shpreh Maçolli. /kfteuta.al/



