Teuta dominon, por ndalet në Tiranë!

Teuta mori një pikë me vlerë në transfertën ndaj Tiranës, duke barazuar 0-0 në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e javës së shtatë të Superiores.

Durrsakët zhvilluan një paraqitje solide, duke kontrolluar ritmin e lojës në shumë momente dhe duke krijuar disa raste të pastra për gol.

Skuadra e trajnerit Dobi tregoi karakter dhe disiplinë taktike, ndërsa vetëm pritjet e ish-portierit tonë, Tafas, na mohuan golin e fitores.

Me këtë barazim, Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në renditje me 11 pikë, po aq sa Elbasani i katërti me një ndeshje më pak, duke konfirmuar formën e qëndrueshme në këtë fillim sezoni.

Tirana, ndërkohë, mbetet në kuotën e 6 pikëve dhe renditet në vendin e tetë. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *