
Teuta shton cilësi në mesfushë duke nënshkruar me futbollistin Sherif Kallaku.
Mesfushori me tipare sulmuese rikthehet në Durrës pas disa eksperiencave jashtë vendit dhe në Abissnet Superiore, ku sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë.
Kallaku vjen për të vënë në shërbim të ekipit cilësinë, eksperiencën dhe energjinë e tij, me synimin për të ndihmuar Teutën në arritjen e objektivave të sezonit të ri.
Pas një sezoni shumë të mirë me Vllazninë, 28-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe stafin teknik.
Trajneri Tetova preferon një lojë të bazuar te qarkullimi i topit dhe cilësitë e Kallakut pritet t’i japin edhe më shumë kreativitet, elegancë dhe ritëm mesfushës së Teutës. /kfteuta.al/



