
KF Teuta njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë Mmesoma Umejiego.
23-vjeçari i bashkohet ekipit të drejtuar nga trajneri Tetova, pas aventurës te Apolonia, ku spikati me paraqitjet e tij.
Sulmuesi nigerian vjen pas një sezoni mjaft pozitiv, ku realizoi 10 gola në 13 ndeshje me fanellën e Apolonisë, duke konfirmuar cilësitë e tij në repartin ofensiv.
Klubi i uron Mmesoma Umejiegos mirëseardhje në familjen blu dhe shumë suksese me fanellën e Teutës. /kfteuta.al./



