
Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila.
Pas një periudhe të kaluar së bashku, lojtari nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.
38-vjeçari hapat e parë në futbollin profesionist i hodhi pikërisht tek “Djemtë e Detit”, dhe trofetë më të rëndësishëm në karrierë i fitoi me këtë fanellë, ndërsa përfaqësoi edhe ekipin kombëtar.
Klubi e falënderon Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme. /kfteuta.al/



