
Teuta në futbollin e femrave është kualifikuar në fazën “Final Four”, ku do të synojë titullin kampion.
Pas triumfit në Kupën e Shqipërisë, vajzat e drejtuara nga trajneri Sheta do të kërkojnë një tjetër trofe këtë sezon.
Teuta do të përballet me Apoloninë këtë të diel, në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:00.
Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për më 23 maj.
Në rast barazimi pas dy takimeve, kualifikimin për në finalen e madhe do ta sigurojë skuadra e renditur më mirë në klasifikim, në këtë rast Apolonia.
Skuadrat që nuk arrijnë të sigurojnë finalen do të zhvillojnë një ndeshje të vetme për përcaktimin e vendit të tretë dhe të katërt më 28 maj.
Ndërkohë, finalja e madhe për titullin kampion është planifikuar të luhet më 29 maj, në orën 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”. /kfteuta.al/



