Përgjoni zgjidhet lojtari i ndeshjes: “Final Four” është objektivi!

Mbrojtësi Florjan Përgjoni u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren që Teuta arriti 1-0 kundër Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Më i miri i ndeshjes – “Nga fitorja që morëm në Tiranë, duke qenë edhe ‘ish’. U thashë shokëve se më kanë mbajtur pak me hatër sot.”

Fitorja – “Ishte moment i vështirë para këtyre dy ndeshjeve, po kërkonim të merrnim vetëbesimin e duhur. Erdhi me Bylisin. Objektivat e Teutës janë katër vendet e para. Jemi aty afër, pse mos ta tentojmë?”

Kriza e rezultateve – “U bënë shumë ndeshje që nuk fituam, mes barazimeve dhe humbjeve. Kemi pasur ndeshje që kemi luajtur shumë mirë, por jemi penalizuar me një gol apo një gabim. Jemi të gjithë të mërzitur, të gjithë përgjegjës, sepse kemi lënë shumë pikë. Kur flasim me çunat e ekipit, themi se sikur të kishim 6 pikë më shumë, do të ishim më mirë. Jemi të gjithë përgjegjës, kështu e ka sporti.”

Sekretet e fitores – “E nisëm pak si të ndrojtur. Si ajo shprehja: erdhëm këtu në Tiranë dhe menduam se duhet të mbrohemi, por duke parë që kishim hapësira, vazhduam duke shtyrë përpara. Është e vërtetë, duhet ta nisnim që në fillim, të mos i lejonim terren, sepse mund të na rrezikonin”, tha Përgjoni. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *