KF Teuta njofton afrimin e futbollisti Aristidi Kolaj

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili vjen pas aventurës së tij në Serie C në Itali.

26-vjeçari mund të mbulojë disa pozicione në fushë, si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe rolin e numrit 10 pas qendërsulmuesit. Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025.

Në pjesën e parë të sezonit, Aristidi Kolaj është aktivizuar në 16 ndeshje, duke kontribuar me 2 gola, ndërsa ka zhvilluar edhe 4 ndeshje në Kupën e Serie C.

Në karrierën e tij, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e klubeve Como U19, Sassuolo, Crotone dhe Pescara, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin italian. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *