Teuta e pëson në fund, goli i Jazxhi s’mjafton kundër Partizanit!

Teuta pësoi një humbje që dhemb në sekondat e fundit të lojës përballë Partizanit, i cili fitoi 2-1 pas një kundërsulmi vrastar të Skukës, i finalizuar me gol nga Contreras.

45 minutat e para ishin me pak raste, ku Partizani kaloi në avantazh me sulmuesin Toma, i cili shfrytëzoi mirë dobësinë e Teutës në repartin e mbrojtjes.

Në fraksionin e dytë, Teuta ndryshoi marsh duke iu imponuar kundërshtarit, edhe pas ndryshimeve të trajnerit Dobi.

Pas një insistimi në zonën e Partizanit, Teuta gjeti barazimin me mbrojtësin Artan Jazxhi, i cili me një goditje me kokë tundi rrjetën pas krosimit të shkëlqyer të Jurgens.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Partizani përfitoi nga një zbritje e shpejtë në sulm dhe finalizoi me Contreras. Ndoshta Zogos duhet të kishte bërë më mirë në mbulimin e Skukës.

Përfundimisht 2-1 dhe Teuta kthehet në Durrës me një humbje që dhemb, pasi për atë që prodhoi në fushë nuk e meritonte humbjen. /kfteuta.al/

32′ Toma, 90’+3′ Contreras / 80′ Jazxhi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *