
Teuta u ndal në një barazim 0-0 kundër Dinamos, në ndeshjen që mbylli javën e 19-të të Superiores.
Ishte një përballje e luftuar, por me raste të pakta për gol.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndeshja mbyllet 0-0 dhe ky rezultat nuk ndryshon gjendjen e ekipeve në renditje, duke i lënë të dyja me nga një pikë.
Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuqin, pas një debati me gjyqtarin Xhaja.
Pas javës së 19-të, Teuta mban vendin e pestë në kampionat me 26 pikë, 7 më pak se Vllaznia në vendin e katërt – pozicioni i fundit që të çon në “Final Four”. /kfteuta.al/



