
Qëndrim Ismajli është futbollisti më i ri i Teutës.
Futbollisti polivalent i bashkohet Teutës pas aventurës së tij me Tiranën në Superiore.
26-vjeçari ka spikatur me fanellën bardheblu dhe vjen si një vlerë e shtuar për “djemtë e detit”.
Në këtë sezon, Qëndrim Ismajli është aktivizuar në 12 ndeshje me Tiranën, duke dhënë edhe një asist.
Ambientimi i tij në Durrës nuk do të jetë i vështirë, pasi ai e njeh mirë kampionatin dhe vjen me minuta të shumta në këmbë.
Ismajli shihet si një alternativë për krahun e majtë, por ai mund të aktivizohet edhe në qendër të mesfushës, pozicion që e ka mbuluar më parë te Tirana. /kfteuta.al/



