Kapiteni Kotobelli zgjidhet në formacionin e javës së 16-të

Blerim Kotobelli

Kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, u zgjodh në formacionin e javës së 16-të të Superiores. Trajnerët e ekipeve kombëtare e përzgjodhën 33-vjeçarin në zemër të mbrojtjes për paraqitjen e tij në fushë në barazimin 1-1 që Teuta regjistroi kundër Tiranës.

Kotobelli është zgjedhur në repartin difensiv së bashku me Basilio Ndong, Aurel Markun dhe Albion Markun.

Në këtë sezon, 33-vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje me Teutën dhe ka qenë ndër më të vlerësuarit për performancat e tij, duke realizuar dy gola që kanë pasur vlerën e 6 pikëve.

Ndeshja e radhës për Teutën është në transfertë në Vlorë kundër Flamurtarit të premten dhe “Djemtë e Detit” do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas 3 barazimesh radhazi. /kf.teuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *