Teuta përforcohet me ish-sulmuesin e të rinjve të Interit, Oliver Jurgens

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin estonez Oliver Jurgens.

22-vjeçari vjen te klubi ynë me një formim të shkëlqyer dhe përvojë ndërkombëtare.

Oliver ka qenë pjesë e akademive prestigjioze si AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19, ku ka zhvilluar aftësitë e tij teknike dhe taktike në një nivel të lartë.

Përveç kësaj, ai ka luajtur me skuadrat Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë, duke fituar eksperiencë në liga të ndryshme dhe duke ndërtuar një profil të plotë si sulmues modern, i aftë të përshtatet në sisteme të ndryshme lojërash.

KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhjen në familjen blu dhe shumë suksese me fanellën tonë.

Trajneri dhe stafi teknik besojnë se kontributi i tij do të forcojë ndjeshëm repartin e sulmit dhe do të sjellë emocione për tifozët. /kfteuta.al/