
Klubi i Futbollit Teuta dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje me transferimin e sulmuesit Lorougnon Joel Doukouo.
Futbollisti 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë.
Joel ka pasur më herët një shqetësim në zemër, për të cilin i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët specialistë kanë dhënë garanci të plota se ai mund të ushtrojë aktivitetin sportiv pa asnjë pengesë.
Gjithashtu, Komisioni i Mjekësisë Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dritën jeshile, duke konfirmuar se Joel Doukouo nga Bregu i Fildishtë është plotësisht i aftë për të luajtur futboll në mënyrë të rregullt.
Klubi ynë i uron mirëseardhje Lorougnon Joel Doukouo dhe shumë suksese me fanellën blu.