
Teuta përforcohet në sulm me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Joel Doukouo.
Joel i bashkohet klubit tonë pas tre viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit.
22-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për repartin ofensiv, me pritshmëri për të rritur ndjeshëm forcën sulmuese dhe për të shtuar numrin e golave për ekipin.

Me Egnatian, Doukouo, ka luajtur 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa me Elbasanin, ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste në 16 ndeshje. /kfteuta.al/