
Klubi i futbollit Teuta njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo.
Fadairo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë kohës që mbrojti ngjyrat e skuadrës, duke treguar përkushtim, profesionalizëm dhe lojë të qëndrueshme në çdo përballje.
Klubi dëshiron ta falenderojë David për gjithçka që ka dhënë për Teutën dhe i urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive.
Gjatë aventurës së tij te Teuta, Fadairo u aktivizua në 19 ndeshje të Superiores, duke grumbulluar 1,154 minuta në fushë dhe kontribuar me 3 asiste për ekipin. /kfteuta.al/



