
Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në Durrës, duke mundur me shifrat 1-0 Bylisin. Daniel Woltai, autori i golit që pati vlerën e tri pikëve, u zgjodh futbollisti i ndeshjes.
TRIUMFI – “Është një privilegj të luaj për një ekip si Teuta, kemi punuar shumë me të gjithë në skuadër, trajnerin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për tre pikët.”
AMBIENTIMI – “Përshtatja ka shkuar shumë mirë, sepse që nga momenti kur erdha kisha shumë biseda me trajnerin. Ai më flet shumë dhe më tregon si do që të luaj, ndaj gjithçka është shumë e lehtë për mua, sepse kam shumë informacion si duhet të luaj. Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse luaj si dua unë dhe kam mbështetjen nga të gjithë.”

NDRYSHIMI MES TEUTËS DHE EGNATIAS – “Ndryshimi i vetëm është se në një ekip si Egnatia ke lojtarë që kanë qenë te ekipi prej 4-5 vitesh dhe kishin shumë eksperiencë. Dhe për dikë që sapo vjen në ekip, është e vështirë të marrë minuta, sepse trajneri ka lojtarë që u beson dhe duhet të kesh durim. Por këtu te Teuta është një ekip që po ndërtohet, sepse janë shumë lojtarë që kanë ardhur. Secili mund të ketë shansin dhe kohën e lojës për të treguar veten. Unë pata mundësinë time dhe po e përdor aktualisht,” – tha Woltai. /kfteuta.al/