Teuta e pafat! Goli i Gonçalves nuk mjafton, Elbasani fiton me përmbysje

Gonçalves

Teuta pësoi një tjetër humbje të dhimbshme në kampionat. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, durrsakët u mposhtën nga Elbasani me përmbysje 2-1 në “Elbasan Arena”.

45 minutat e para u mbyllën në ekuilibër 0-0, ndërsa fraksionin e dytë “Djemtë e Detit” e nisën në mënyrë të shkëlqyer, duke zhbllokuar ndeshjen me golin e Vagner Gonçalves, i cili iu bashkua vetëm 6 ditë më parë ekipit.

Sulmuesi brazilian dërgoi topin në rrjetë në minutën e 68-të, pas një momenti përgjumjeje të mbrojtjes vendase.

Megjithatë, Elbasani reagoi shpejt. 23-vjeçari Boye realizoi dy gola brenda dy minutave, në minutat 73′ dhe 75′, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë fitoren vendasve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *