Teuta e pafat, goli i Boçit nuk mjafton! Ndalet nga Bylisi

Teuta ishte e pafat në Ballsh. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje pozitive, duke flirtuar me fitoren pas golit të Boçit në minutën e 75’, por një keqkuptim në mbrojtje solli golin e Bylisit dhe gjithçka u mbyll 1–1 në “Adush Muça”.

Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste, ndërsa e dyta ndryshoi ritëm.

Në minutën e 55-të, vendasit gjetën rrjetën me Oforin, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri Enea Jorgji e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Teuta zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të me Boçin, i cili përfitoi nga gabimi i Brunos për të kaluar durrsakët në avantazh.

Bylisi barazoi me Mustapha, që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Teutës për të rikthyer ekuilibrat.

Me këtë barazim, Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 23 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjesh. /kfteuta.al/