
Teuta shkëlqeu në javën e 25-të të Superiores, duke marrë një fitore tepër të rëndësishme 1-0 kundër Tiranës, që e afron me objektivin “Final Four”.
Në tërësi, ekipi zhvilloi një performancë të nivelit të lartë, veçanërisht në pjesën e dytë, ku e dominoi Tiranën me rastet e krijuara.
Për këtë paraqitje, tre futbollistë të bregdetarëve janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 25-të të Superiores nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.
Nga një lojtar për çdo repart, Florjan Përgjoni është përzgjedhur në krahun e majtë të mbrojtjes; në mesfushë Xhoeli Maçolli, i cili realizoi golin që pati vlerën e tri pikëve; dhe në majën e sulmit talenti durrsak Ergis Arifi, i cili, ndonëse nuk shënoi, ishte i jashtëzakonshëm në fushë. /kf.teuta.al/

Portier: Pano Qirko;
Mbrojtës: Camara (Bylis), Bruno Lulaj (Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Florjan Përgjoni (Teuta).
Mesfushë: Albano Aleksi (Egnatia), Arli Pergjoni (Bylis), Xhoeli Maçolli (Teuta).
Sulm: Sekou Sidibe (Partizani), Karim Loukili (Elbasani), Ergis Arifi (Teuta).
Trajner i javës së 25-të është përzgjedhur Mirel Josa.



