Na mungoi vetëm goli! Dobi: Teuta tregoi karakter, duhet të jemi krenarë!

Teuta zhvilloi një ndeshje tepër pozitive në “Elbasan Arena”, kundër Elbasanit, por në fund sfida u mbyll 0-0.

Bregdetarët krijuan disa raste për gol, madje goditën edhe traversën. Trajneri Enkeleid Dobi, u shfaq i lumtur për paraqitjen e ekipit, por theksoi se sulmuesit duhet të jenë më efikas.

Barazimi – “Me atë që ndodhi në fushë, na mungoi vetëm goli, na mungoi fitorja. Organizimi i lojës ishte në nivelin që kërkojmë, por finalizimi nuk erdhi. Jemi në proces, kemi mangësira, por duhet të jemi krenarë për atë që prezantuam”.

Efikasiteti në 20 metrat e fundit – “Na mungon thjeshtësia aty ku vendoset ndeshja. Ekipi u përgjigj në masën 75-80%. Duhet të ngremë traun, të mos jemi më ekipi modest i së shkuarës. Çunat dhe stafi kanë meritat e veta, ashtu si i gjithë klubi që na mbështet”.

Beshiraj titullar – “Performancat e sulmuesit Zela nuk kanë qenë të këqija, por duhet t’i japim meritat Beshirajt. E meritonte, u fut ndaj Vllaznisë dhe shënoi. Tregoi që ka karakter, duhet t’i japim hakun. Jemi në linjën e duhur dhe me kalimin e kohës do të vijë edhe finalizimi”. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *