
Mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli, u zgjodh në formacionin më të mirë të javës së 14-të të Superiores nga trajnerët e ekipeve kombëtare.
24-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në barazimin 0-0 që Teuta regjistroi ndaj Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”. Për këtë paraqitje, ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes.

Maçolli dha një kontribut të madh në mesfushë, por edhe në repartin e sulmit, duke ndihmuar ekipin, megjithatë rastet e krijuara nuk u konkretizuan me gol.

Pas javës së 14-të, Teuta pozicionohet në vendin e pestë në kampionat me 22 pikë, katër më pak se Elbasani në krye. /kfteuta.al/



