Lajme

Ekipi i Pare
17/10/2025

Teuta forcon sulmin me futbollistin Joel Doukouo

Teuta përforcohet në sulm me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Joel Doukouo. Joel i bashkohet klubit tonë pas tre viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit. 22-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për repartin ofensiv, me pritshmëri për të rritur ndjeshëm forcën sulmuese dhe për të shtuar numrin e golave për ekipin. Me Egnatian, Doukouo, ka luajtur 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa me Elbasanin, ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste në …
Ekipi i Pare
17/10/2025

Dobi sfidon Tiranën: Një finale e vogël që duam ta fitojmë me çdo kusht

Teuta kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat pas një prologu impresionues në Superligë. Kundërshtari i radhës është Tirana, një duel me histori dhe rivalitet të gjatë mes dy prej klubeve më me traditë në vend. Përtej rëndësisë sportive, kjo ndeshje mbart edhe një ngarkesë të veçantë emocionale për skuadrat, tifozët dhe vetë qytetet që ato përfaqësojnë. Në prag të ndeshjes, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli për mënyrën si është përgatitur skuadra, objektivat e ekipit dhe ndikimin që ka mbështetja e tifozëve në një ndeshje të këtij niveli. …
Ekipi i Pare
15/10/2025

Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi!

Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores, e cila do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Atmosfera në kampin e bregdetarëve është e shkëlqyer pas rezultateve të fundit, që e pozicionojnë ekipin në zonën play-off. Teuta është ekipi i vetëm pa humbje në Abissnet Superiore pas 6 javëve të para, me 10 pikë të grumbulluara, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë që kryeson. Trajneri Dobi ka në dispozicion …
teuta 2-0 luziEkipi i Pare
11/10/2025

Teuta fiton miqësoren kundër Luzit, shënojnë Wotlai dhe Jakub

Teuta përfitoi nga ndalesa e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të zhvilluar një test miqësor. “Djemtë e Detit” testuan veten në ndeshjen kundër KF Luz i Vogël 2008, duke fituar me shifrat 2-1. Paraqitja ishte e shkëlqyer nga ekipi i drejtuar nga trajneri Dobi, i cili u dha minuta edhe futbollistëve që janë aktivizuar më pak gjatë kampionatit. Në tërësi, loja foli për Teutën, që e dominoi kundërshtarin në çdo aspekt. Alushi zhbllokoi rezultatin duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes, por festa nuk zgjati shumë, pasi Teuta …
Ekipi i Pare
05/10/2025

Teuta fiton, Woltai shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’: Privilegj të luaj për këtë ekip!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në Durrës, duke mundur me shifrat 1-0 Bylisin. Daniel Woltai, autori i golit që pati vlerën e tri pikëve, u zgjodh futbollisti i ndeshjes. TRIUMFI – “Është një privilegj të luaj për një ekip si Teuta, kemi punuar shumë me të gjithë në skuadër, trajnerin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për tre pikët.” AMBIENTIMI – “Përshtatja ka shkuar shumë mirë, sepse që nga momenti kur erdha kisha shumë biseda me trajnerin. Ai më flet shumë dhe më tregon si do që të …
Ekipi i Pare
05/10/2025

Teuta mposht Bylisin dhe qëndron në ‘Final Four’, Dobi: Fitorja mbi gjithçka!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur me shifrat 1-0 Bylisin në një ndeshje shumë të luftuar. Protagonist i sfidës ishte mesfushori Daniel Voltai, i cili realizoi golin e vetëm që pati vlerën e tri pikëve. Trajneri Enkeleid Dobi nuk e fshehu kënaqësinë pas këtij triumfi, ndërsa përgëzoi ekipin. FITORJA – “Nuk mund të themi që ishte ndeshje e keqe, duhet t’i japim vlerat kundërshtarëve. Ky është futbolli, po ta themi që sulmuesit fitojnë ndeshjet, mbrojtja kampionatin. Duhet ta shohim me pragmatizëm tjetër. Ndoshta …
Ekipi i Pare
04/10/2025

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet 90′, fitorja obligim kundër Bylisit

Teuta pret Bylisin në stadiumin “Niko Dovana”, për llogari të javës së gjashtë të Superiores. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në orën 17:00. Në prag të këtij dueli, trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi doli në konferencën për shtyp, ku foli për gjëndjen e skuadrës dhe rëndësinë e tri pikëve. Sfida me Bylisin – “Diferencat në kampionatin shqiptar nuk janë shumë të mëdha, Bylisi kohët e fundit ka një stabilitet, vazhdimësi, ka një trajner shumë me eksperiencë, kanë komplet fokusin dhe angazhimin tonë si një ekip solid dhe fokusohemi …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Na mungoi vetëm goli! Dobi: Teuta tregoi karakter, duhet të jemi krenarë!

Teuta zhvilloi një ndeshje tepër pozitive në “Elbasan Arena”, kundër Elbasanit, por në fund sfida u mbyll 0-0. Bregdetarët krijuan disa raste për gol, madje goditën edhe traversën. Trajneri Enkeleid Dobi, u shfaq i lumtur për paraqitjen e ekipit, por theksoi se sulmuesit duhet të jenë më efikas. Barazimi – “Me atë që ndodhi në fushë, na mungoi vetëm goli, na mungoi fitorja. Organizimi i lojës ishte në nivelin që kërkojmë, por finalizimi nuk erdhi. Jemi në proces, kemi mangësira, por duhet të jemi krenarë për atë që prezantuam”. Efikasiteti …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Teuta dominon, por traversa i mohon golin në Elbasan

Teuta barazoi 0-0 kundër Elbasanit dhe vazhdon të mbetet e pamposhtur në Superiore. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në “Elbasan Arena”, por fati nuk ishte me ta, pasi një traversë u mohoi golin. Ekipi i Dobit tregoi karakter, personalitet dhe një lojë cilësore në transfertë, duke e dominuar kundërshtarin. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Teuta ishte superiore, duke rrezikuar portën e Elbasanit, por i mungoi efikasiteti në sulm. Rastin më të mirë e pati në minutën e 25-të, kur mesfushori Maçolli …
Ekipi i Pare
26/09/2025

Luftojmë për fitore! Dobi për sfidën me Elbasanin: Çelësi është të bëjmë sa më pak gabime

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri u shpreh se prioritet është stabiliteti dhe vazhdimësia në kampionat. Mister, seri pozitive pa humbje sa e rëndësishme është për moralin para ndeshjes me Elbasanin kryesues? Gjithmonë një seri pozitive ka domethënien e vet. Ajo tregon se lojtarët janë në linjën e duhur dhe kjo është një motivim shtesë. Ne e kemi thënë gjithmonë që rezultati është …
Ekipi i Pare
22/09/2025

Pikë karakteri! Dobi: U futëm në autostradë me pengesa, do të rrisim shpejtësinë

Teuta mori një pikë karakteri në stadiumin “Niko Dovana”, duke barazuar në frymëmarrjet e fundit 1-1 kundër Vllaznisë në një ndeshje emocionuese. Trajneri Enkeleid Dobi përgëzoi ekipin për paraqitjen, ndërsa u shpreh se ekipi duhet të vazhdojë të mbajë ritmin. Barazimi – “Jam i kënaqur edhe për pikën dhe për shpirtin e lojës. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duke i dhënë gjithë meritat ki Vllaznisë, pjesën e parë na futi në vështirësi. Kishim probleme, nuk ishim kompaktë, ishim me një kohë vonesë. U munduam ta rregullonim në …
Ekipi i Pare
20/09/2025

Teuta pret Vllazninë, Dobi: Nëse do të jesh më i miri, duhet të fitosh kundër më të mirëve

Triumfi kundër Dinamos i ka dhënë një impuls më tepër ekipit në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 19:00. Në konferencë për mediat, trajneri Enkeleid Dobi vlerësoi atmosferën pozitive në klub, ndërsa analizoi kundërshtarin dhe foli për pritshmëritë që ka ndaj Vllaznisë. Fitorja ndaj Dinamos – Nuk kemi pasur shumë kohë që të jemi të qetë; kjo javë ka qenë intensive. Ndoshta qetësia do të vijë pas ndeshjes me Vllazninë. Gjithmonë kur fiton duhet të jesh …