Lajme

Ekipi i Pare
27/09/2025

Na mungoi vetëm goli! Dobi: Teuta tregoi karakter, duhet të jemi krenarë!

Teuta zhvilloi një ndeshje tepër pozitive në “Elbasan Arena”, kundër Elbasanit, por në fund sfida u mbyll 0-0. Bregdetarët krijuan disa raste për gol, madje goditën edhe traversën. Trajneri Enkeleid Dobi, u shfaq i lumtur për paraqitjen e ekipit, por theksoi se sulmuesit duhet të jenë më efikas. Barazimi – “Me atë që ndodhi në fushë, na mungoi vetëm goli, na mungoi fitorja. Organizimi i lojës ishte në nivelin që kërkojmë, por finalizimi nuk erdhi. Jemi në proces, kemi mangësira, por duhet të jemi krenarë për atë që prezantuam”. Efikasiteti …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Teuta dominon, por traversa i mohon golin në Elbasan

Teuta barazoi 0-0 kundër Elbasanit dhe vazhdon të mbetet e pamposhtur në Superiore. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në “Elbasan Arena”, por fati nuk ishte me ta, pasi një traversë u mohoi golin. Ekipi i Dobit tregoi karakter, personalitet dhe një lojë cilësore në transfertë, duke e dominuar kundërshtarin. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Teuta ishte superiore, duke rrezikuar portën e Elbasanit, por i mungoi efikasiteti në sulm. Rastin më të mirë e pati në minutën e 25-të, kur mesfushori Maçolli …
Ekipi i Pare
26/09/2025

Luftojmë për fitore! Dobi për sfidën me Elbasanin: Çelësi është të bëjmë sa më pak gabime

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri u shpreh se prioritet është stabiliteti dhe vazhdimësia në kampionat. Mister, seri pozitive pa humbje sa e rëndësishme është për moralin para ndeshjes me Elbasanin kryesues? Gjithmonë një seri pozitive ka domethënien e vet. Ajo tregon se lojtarët janë në linjën e duhur dhe kjo është një motivim shtesë. Ne e kemi thënë gjithmonë që rezultati është …
Ekipi i Pare
22/09/2025

Pikë karakteri! Dobi: U futëm në autostradë me pengesa, do të rrisim shpejtësinë

Teuta mori një pikë karakteri në stadiumin “Niko Dovana”, duke barazuar në frymëmarrjet e fundit 1-1 kundër Vllaznisë në një ndeshje emocionuese. Trajneri Enkeleid Dobi përgëzoi ekipin për paraqitjen, ndërsa u shpreh se ekipi duhet të vazhdojë të mbajë ritmin. Barazimi – “Jam i kënaqur edhe për pikën dhe për shpirtin e lojës. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duke i dhënë gjithë meritat ki Vllaznisë, pjesën e parë na futi në vështirësi. Kishim probleme, nuk ishim kompaktë, ishim me një kohë vonesë. U munduam ta rregullonim në …
Ekipi i Pare
20/09/2025

Teuta pret Vllazninë, Dobi: Nëse do të jesh më i miri, duhet të fitosh kundër më të mirëve

Triumfi kundër Dinamos i ka dhënë një impuls më tepër ekipit në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 19:00. Në konferencë për mediat, trajneri Enkeleid Dobi vlerësoi atmosferën pozitive në klub, ndërsa analizoi kundërshtarin dhe foli për pritshmëritë që ka ndaj Vllaznisë. Fitorja ndaj Dinamos – Nuk kemi pasur shumë kohë që të jemi të qetë; kjo javë ka qenë intensive. Ndoshta qetësia do të vijë pas ndeshjes me Vllazninë. Gjithmonë kur fiton duhet të jesh …
Kampionati Abissnet
17/09/2025

U shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, Selmani: Tri pikë të arta për Teutën!

Gentian Selmani u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” për paraqitjen e tij në fitoren 1-0 ndaj Dinamo City. Portieri i Teutës ishte vendimtar me pritjet e tij në triumfin ndaj “nëndetëses”, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit. Fitorja — “Ishte një ndeshje intensive, kishim pak stres se kishim dy barazime. Vinim nga një ndeshje e mirë me Vorën, por ku nuk u arrit rezultat. Në këtë ndeshje sakrifikuam, u përqendruam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të merrnim tri pikët”. Momenti më i vështirë — “Dinamo kishte raste që …
Kampionati Abissnet
17/09/2025

Teuta, fitore karakteri! Dobi: Do isha i lumtur nëse shkojmë në Champions

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, duke mundur me shifrat 1-0 Dinamo City në një ndeshje emocionuese, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të Superiores, Teuta tregoi karakter dhe shpirt luftarak, duke fituar me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Vidal në minutën e 16-të. Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për këtë sukses, ndërsa deklaroi se ekipi çdo ditë është në rritje. Triumfi – “Shpirtin e garës e kemi shkruar edhe te tabela, se luajmë çdo tre …
DobiKampionati Abissnet
16/09/2025

Trajneri Dobi: Dinamo e fortë, por luftojmë vetëm për fitore, tifozët arma jonë!

Pas barazimit me Vorën, Teuta kërkon të marrë fitoren e parë në kampionat në sfidën kundër Dinamos, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi, duke vlerësuar kundërshtarin, u shpreh se objektiv janë tri pikët në këtë ndeshje. Si e keni përgatitur skuadrën për sfidën ndaj Dinamos? Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve. Çfarë …
Kampionati Abissnet
15/09/2025

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e javës së tretë së Abissnet Superiore.

Teuta ndalet në barazim ndaj Vorës. Teuta barazoi 1-1 në përballjen e djeshme ndaj Vorës, në një ndeshje ku ekipi ynë tregoi dominim të qartë, veçanërisht gjatë pjesës së parë. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 33-të, pas një goditje këndi të ekzekutuar saktë nga Higor Vidal. Në vijim, Zogos goditi me kokë dhe topi, pas devijimit të Shehit, përfundoi në rrjetë – autogol që i dha epërsinë Teutës. Pjesa e parë u dominua nga djemtë tanë, me kontroll të lojës dhe disa tentativa të rrezikshme. Në pjesën e …
Kampionati Abissnet
13/09/2025

Optimizëm në Durrës, Dobi: Ta kthejmë Teutën aty ku i takon, bashkë me tifozët!

Teuta kërkon tri pikët në ndeshjen kundër Vorës, e cila do të jetë premiera për këtë sezon në stadiumin “Niko Dovana”. Ky takim do të zhvillohet të dielën në orën 19:00. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq optimist përpara mediave, ndërsa theksoi se kundërshtari meriton vlerësim maksimal.   Gjithashtu, Dobi, i cili rikthehet pas tri vitesh në Superiore, u shpreh se Teuta vjen me një vizion të ri dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për ta kthyer në një festë sportive ndeshjen me Vorën.   Si e gjetët kampionatin shqiptar pas rikthimit? …
Kampionati Abissnet
31/08/2025

Përfundon në barazim pa gola ndeshja e javës së dytë së Abissnet Superiore.

Teuta doli me një pikë nga transferta e vështirë ndaj Partizanit, në një përballje që u zhvillua dje në stadiumin “Arena e Demave” dhe që u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe përpjekje të vazhdueshme nga ekipi ynë, por pa gola. Skuadra tregoi disiplinë dhe organizim në çdo repart, duke mbrojtur me kujdes dhe duke tentuar me shpërthime të shpejta në sulm. Tani vëmendja është e përqendruar te sfida e radhës, ku synimi do të jetë kthimi te fitorja. …
Kampionati Abissnet
29/08/2025

Ekipi mbyll përgatitjet në prag të sfidës ndaj Partizanit.

Ekipi ka mbyllur me sukses  edhe stërvitjen e sotme në prag të sfidës së nesërme ndaj ekipit të Partizanit, e cila do të luhet në Stadiumin “Arena e Demave” në orën 20:00.    Grupi paraqitet në gjendje shumë të mirë, përveç Ergis Arifit i cili ndjeu një shqetësim në kavilje dhe gjendja e tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor po ashtu dhe ai teknik. …