Lajme

Ekipi i Pare
15/01/2026

Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në javën e 19-të të Superiores

Teuta u ndal në një barazim 0-0 kundër Dinamos, në ndeshjen që mbylli javën e 19-të të Superiores. Ishte një përballje e luftuar, por me raste të pakta për gol. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndeshja mbyllet 0-0 dhe ky rezultat nuk ndryshon gjendjen e ekipeve në renditje, duke i lënë të dyja me nga një pikë. Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuqin, pas një debati me gjyqtarin Xhaja. Pas javës së 19-të, Teuta mban …
Ekipi i Pare
14/01/2026

Qëndrim Ismajli, përforcimi më i ri i Teutës

Qëndrim Ismajli është futbollisti më i ri i Teutës. Futbollisti polivalent i bashkohet Teutës pas aventurës së tij me Tiranën në Superiore. 26-vjeçari ka spikatur me fanellën bardheblu dhe vjen si një vlerë e shtuar për “djemtë e detit”. Në këtë sezon, Qëndrim Ismajli është aktivizuar në 12 ndeshje me Tiranën, duke dhënë edhe një asist. Ambientimi i tij në Durrës nuk do të jetë i vështirë, pasi ai e njeh mirë kampionatin dhe vjen me minuta të shumta në këmbë. Ismajli shihet si një alternativë për krahun e majtë, …
Ekipi i Pare
14/01/2026

‘Afrimet do të na ndihmojnë’! Dobi: Pres edhe 2–3 lojtarë, ndaj Dinamos vlen vetëm fitorja

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli sot për mediat në prag të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Duke vlerësuar kundërshtarin, ai theksoi se prioriteti i skuadrës është vetëm fitorja. Më pas, Dobi u ndal te merkato dhe afrimet, duke deklaruar se klubi ka sjellë elementë të rëndësishëm, të cilët do t’i japin një impuls tjetër ekipit në fazën e dytë të kampionatit. Afrimet në merkato – “Besoj se në ndeshjen e parë jo të gjithë do të jenë …
Kupa e Shqiperise
13/01/2026

Kupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Egnatian në çerekfinale

Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale të kompeticionit. Goglat kapriçoze e vendosën Teutën përballë Egnatias, finaliste e edicionit të kaluar, duke sjellë një duel mjaft interesant që në këtë fazë të turneut. Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet në Durrës, më 11 shkurt, në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa takimi i kthimit është programuar më 4 mars në “Arena Egnatia”. Përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë, që ka dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit, por …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin Rooney Eva

Rooney Eva Wankewai është futbollisti më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kamerunas, i cili pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv. Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe 29-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Enkeleid Dobi për pjesën e dytë të sezonit, ku Teuta synon realizimin e objektivave të saj. Eva vjen pas një eksperience në kampionatin iranian me Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai ka përfaqësuar gjithashtu …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta blindon sulmin, vjen Klejdi Daci dhe Manssour Fofana

Klejdi Daci është zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. Daci rikthehet te Teuta, ku shkëlqeu në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar me 14 gola dhe 3 asiste në 75 ndeshje. 26-vjecari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos, që do të luhet të enjten në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00. Gjithashtu klubi ka finalizuar me sukses marrëveshjen me sulmuesin e majtë nga …
Ekipi i Pare
11/01/2026

KF Teuta finalizon shitjen e mesfushori Higor Vidal në Kinë

KF Teuta finalizon me sukses një tjetër shitje të rëndësishme në merkaton e janarit. Mesfushori Higor Vidal impresionoi në Superligë me paraqitjet e tij, duke tërhequr interesin e disa ekipeve. Bordi drejtues e shihte atë si një element të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit, por oferta e ardhur nga Kina ishte e konsiderueshme. Kështu, klubi vendosi të pranojë ofertën tunduese të klubit Shijiazhuang Gongfir FC për Vidal. Gjatë aventurës me Teutën, Higor Vidal grumbulloi 10 ndeshje, duke kontribuar me një asist. Pas mbrojtësit Gomes, Vidal bëhet futbollisti i …
Kupa e Shqiperise
10/01/2026

Teuta kualifikohet në çerekfinale të Kupës, eliminoi Vorën

Teuta arriti një fitore të lehtë në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur me rezultatin 2-0 Vorën dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të dy golat e takimit ishin spektakolarë. I pari u realizua nga Jurguens me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi fitoren duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes. Bregdetarët kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit dhe krijuan disa raste të tjera shënimi. Me këtë fitore, Teuta konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. /kfteuta.al/ …
Kupa e Shqiperise
07/01/2026

Teuta vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Vorën në Kupë

Teuta vijon përgatitjet në terren nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi dhe stafit të tij për premierën e Kupës së Shqipërisë. Në raundin e 1/8, kundërshtar i bregdetarëve do të jetë Vora, një ekip ndaj të cilit Teuta ka treguar performanca pozitive në të kaluarën. Në tre ndeshjet e luajtura më parë, Teuta ka regjistruar dy fitore dhe një barazim ndaj ekipit të Bellait. Sfida e së shtunës është tepër e rëndësishme për klubin, pasi Kupa mbetet një objektiv kryesor, por gjithashtu shërben edhe si dritare për të siguruar pjesëmarrjen …
Renaldo TorrajEkipi i Pare
07/01/2026

Teuta njofton largimin e futbollistit Renaldo Torraj

KF Teuta ka përfunduar përpara kohe kontratën e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve, vendim i cili hyn në fuqi menjëherë. Torraj u aktivizua gjithsej në 8 ndeshje të kampionatit, por asnjëherë si titullar, duke grumbulluar gjithsej 108 minuta lojë. 21-vjeçari, i cili luan në krahët e sulmit, nuk arriti të ndikojë në ekip në dy fazat e para të Superiores. KF Teuta e falënderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive. /kf.teuta.al/ …
Ekipi i Pare
05/01/2026

Teuta mbyll bashkëpunimin me sulmuesin Gonzales Zela

KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Sebastián Gonzales Zela, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve. Zela, i cili iu bashkua ekipit në merkaton e verës, u aktivizua në 12 ndeshje me “Djemtë e Detit”, duke grumbulluar 628 minuta lojë. Megjithëse pritshmëritë ishin të mëdha, sulmuesi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës. /kfteuta.al/ …
Ekipi i Pare
05/01/2026

KF Teuta finalizon shitjen e Gabriel Gomes, braziliani transferohet te FC Imabari në Japoni

Futbollisti i Teutës, Gabriel Gomes, ishte një nga risitë e Superiores në gjysmën e parë të kampionatit. Me paraqitjet e tij në fushën e blertë, braziliani tërhoqi vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm duke u kthyer në një pikë referimi për repartin difensiv të durrsakëve. Megjithatë, një ofertë e mbërritur në merkaton e janarit nga Japonia ka ndryshuar rrjedhën e aventurës së tij në Shqipëri, duke bindur drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e mbrojtësit. FC Imabari ka trokitur zyrtarisht në dyert e Teutës me një ofertë …