Umejiego impresionon me dopietë: Jam vetëm në 75% të formës time!

Sulmuesi Mmesoma Umejiego ishte heroi i Teutës në triumfin 2-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, me një dopietë. 23-vjeçari zbuloi se ende nuk është në formën e tij më të mirë, pasi kishte 6 muaj pa luajtur futboll.

Lojtari i ndeshjes – “Faleminderit për vlerësimin. Ndihem mirë te Teuta, po përmirësohemi të gjithë ditë pas dite. Kam qenë 6 muaj pa luajtur te Apolonia dhe po përmirësohem gradualisht. Tani ndihem mirë, sepse kam filluar të luaj. Kam pasur probleme me kontratën, tani luaj dhe ndihem mirë”.

Debutimi në Superiore – “Është e vështirë, është hera ime e parë në Superiore, por po i përshtatem ndeshjeve dhe po përmirësohem. Shpresoj të kem më shumë për të dhënë për skuadrën”.

Forma fizike – “Jam në 75% të gjendjes sime fizike. Nuk kam qenë në gjendjen më të mirë, mund të jap edhe më shumë. Falënderoj skuadrën dhe trajnerin që më beson mua. Nga situata që unë vija, është gjë e rëndësishme që ai beson tek unë. Kjo është gjithçka”. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *