Muço Boçi zgjidhet lojtari i ndeshjes: Fitorja me Tiranën e jashtëzakonshme për ne!

Muço Boçi u shpall lojtari i ndeshjes për paraqitjen e tij ndaj Tiranës dhe golin që i dha Teutës avantazhin e përkohshëm 2-1. Sulmuesi i krahut përgëzoi ekipin për shpirtin e garës, ndërsa theksoi se skema e trajnerit Tetova i jep më shumë mundësi për të qenë i rrezikshëm para portës.

Gol dhe tri pikë – “Jam shumë i lumtur për tri pikët sot. Ishte një fitore e jashtëzakonshme për ne. Falënderoj çunat e ekipit për shpirtin e garës dhe vazhdojmë përpara”.

Rrezikshmëria në sulm – “Mendoj se është skema perfekte për pozicionin tim dhe shprehem më mirë, jam më i lirshëm. Është thjesht këmba e kundërt, por vazhdojmë me stërvitjen dita-ditës dhe e përmirësojmë. Mendoj se është fiks skema e përshtatshme për mua dhe në çdo ndeshje mendoj se do të ketë hapësira për të bërë akoma më shumë”, tha Boçi për RTSH. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *