Kalendari i Superiores, Teuta sfidon Partizanin në javën e parë

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh këtë të hënë shorti i kalendarit të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026/2027.

Teuta do ta nisë edicionin e 88-të të Superiores në transfertë ndaj Partizanit, në takimin e planifikuar për t’u zhvilluar më 22 gusht.

Në javën e dytë, skuadra durrsake do të luajë në shtëpi përballë Tiranës, një sfidë që tradicionalisht ka dhuruar emocione.

Edicioni 2026/2027 i Superiores do të zhvillohet fillimisht me tre faza të rregullta. Në përfundim të tyre, skuadrat do të ndahen në play-off dhe play-out, ndërsa pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen.

Në play-off do të garojnë gjashtë skuadrat e para për përcaktimin e kampionit, ndërsa katër ekipet e fundit do të luajnë në play-out për mbijetesën. Skuadra e vendit të 10-të bie direkt nga kategoria, ndërsa ajo e vendit të nëntë do të luajë një ndeshje play-off për mbijetesë. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *