KF Teuta emëron Mino Manokun në detyrën e Drejtorit të Skautizmit

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Mino Manokut në detyrën e Drejtorit të Skautizmit.

Me përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve, Manoku do të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të klubit, duke kontribuar në forcimin e strukturës dhe vizionit afatgjatë të Teutës.

Klubi durrsak i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit të lojtarëve të rinj dhe sistemit të skautizmit, si pjesë kyçe e strategjisë për të ardhmen.

Emërimi i Manokut vjen pikërisht në funksion të këtij vizioni, me synimin për të zbuluar dhe promovuar talente premtuese në futbollin shqiptar dhe më gjerë. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *