
Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 3-2 ndaj Egnatias, sukses që e pozicionon në vendin e tetë dhe i siguron pjesëmarrjen në “play-out” për të luftuar për qëndrimin në Superiore.
Sulmuesi Kljedi Daci ishte protagonisti absolut i sfidës, duke realizuar dy gola, ndërsa një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe kapiteni Blerim Kotobelli.
Për performancat e tyre, të dy futbollistët janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 36-të nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.
Skema 1-4-4-2:
Portier:
Visar Bekaj
Mbrojtja:
Paulo Buxhelaj – Blerim Kotobelli – Gledjan Pusi – Rimal Haxhiu
Mesfusha:
Serge Tabekou – Patrik Myslovic – Dario Daka – Aris Ara
Sulmi:
Klejdi Daci – Albers Keko
Trajner:
Orges Shehi



